Ndermjetesim

Ndërmjetësuesi i pasurive të paluajtshme është një individ I licensuar që vepron si ndërmjetës midis paleve :shitës, blerës, qiramarres, qiradhenes dhe investitorepasurive të patundshme. Qellimi  i tij është të ofroje sherbimin e ndermjetesimit për një transaksion të pasurive të paluajtshme ndërmjet blerësit dhe shitësit ose qiramarresit dhe qiradhenesit. Per kete sherbim te ofruar, ndermjetesuesi perfiton komision.

Vleresim Pasurie

Toka dhe ndërtesat përfaqesojne pjesën më të madhe dhe me të vlefshme të pasurisë së një vendi. Liberalizimi i ekonomise shqiptare ka pasur një efekt domethënës në tregun e pasurive të paluajtshme.Ekonomia e tregut përfshin koncepte të reja për pasuritë e paluajtshme dhe metodat e vlerësimit të tyre. Të gjitha llojet e pasurive kanë një vlerë tregu dhe vlerësimi i pasurisë është detyra parësore e Vlerësuesit të Liçensuar të Pasurive të Paluajtshme. Vlerësimi i pasurisë së paluajtshme paraqet mjaft rëndësi për realizimin e një transaksioni. Ne jo pak raste,titullarit të pronësisë i nevojitet një vlerësim i pronës në mënyrë që të mund të përcaktojë vlerën e tregut për një pronë konkrete dhe të bëjë një ofertë në lidhje me çmimin e shitblerjes.

Arkitekture

Real Estate “JONInvest”, ne baze te experiences dhe ne bashkepunim me disa studio arkitekturore, ndihmon klientet per permiresimin e anes funksionale te pronave te tyre, per projektimin e interiereve sa me te kendshme dhe zbatimin e punimeve te tyre me cilesi dhe me materiale me standarte te larta.

Konsulence Ligjore

Real Estate “JONInvest” ofron Konsulence Ligjore dhe Asistim Noterial per klientet duke ndjekur transaksionin ne cdo hap. Bashkepunetoret tane jane te kualifikuar ne konsulencat ligjore ne fushen e transaksioneve te pronave, ne llojet e kontratave qe perdoren per secilen rast si kontrata shitblerje apartamentesh, kontrata shitblerje tokash, ne njohjen me detaje te gjendjes se prones, ne ndjekjen e procedurave mbi fitimin e pronesise, ne regjistrimin e pasurive te paluajtshme ne ASHK, duke ndjekur cdo detaje deri ne perfundimin e procesit final.

Konsulence Financiare

Asistojme me konsulence financiare per investime ne tregun imobiliar shqiptare per klientet tane, per tua bere me te thjeshte transaksionin e tyre. Bashkepunojme me banka te ndryshme qe asistojne klientin ne marrjen e kredive me kushte sa me te lehtesuese. Gjithashtu asistojme klientin ne llogaritjen e kostove te investimit, kthimit te investimit, kostove financiare te transaksionit, parashikimin e rritjes ose uljes se vleres se prones, etj.

Investime ne Pasurite e Patundshme

Investimi ne pasurite e paluajtshme konsiston ne blerjen, shitjen dhe menaxhimin e pronave. Real Estate “JONInvest” investon pasuri te paluajtshme (apartamente, dyqane, truall, vila,etj.) qe jane atraktive ne treg dhe qe kane vleren e tregut.

Doni te shisni apo te jepni me qira pronen tuaj ?

Compare listings

Compare